Gjosha: Reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore, kyçe për hapjen e negociatave

Reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore janë dy pikat kyçe për çeljen e negociatave. Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, i vë këto dy reforma në qendër të kushteve për çeljen e negociatave me BE. Gjate mbledhjes së Këshillit të Integrimit, kryetarja Majlinda Bregu, foli për nevojën e një dokumenti strategjik për çeljen e negociatave.Reforma në drejtësi duhet të miratohet sa më shpejt në mënyrë që vendit ti hapet rruga e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.Kjo kërkesë erdhi nga Ministrja, Klajda Gjosha, në mbledhjen e rradhës së Këshillit të Integrimit:Gjosha: Ajo çfarë është kryesore është dialogu politik për të ndërmarë një reformë që do të kthejë realisht besimin e qytetarëve shqiptarë në sistemin e drejtësisë. Kjo është ajo çfarë ka kërkuar edhe Fleckenstein në rezolutën e tij dhe pjesa e dytë është patjetër reforma zgjedhore e cila tashmë ka një Komision të Posaçëm që është ngritur pranë Kuvendit.Kryetarja e Këshillit të Integrimit, Majlinda Bregu, shprehu rezervat e saj për Ministrinë e Integrimit, duke kërkuar nga ky institucion një dokument strategjik mbi çeljen e negociatave.Bregu: Merreni me seriozitet përgatitjen e një strategjie apo të një dokumenti zyrtar para çeljes së negociatave.Gjosha: Kjo është normale, sepse dokumenti ka ardhur nga Kryeministria, nga Këshilli i Ministrave brenda datës 31 dhjetor.Bregu: Flas për raportin e detajuar, jo për planin kombëtar. Dhe ju nuk u lejohet të ngatërroni dokumentat me të cilat punoni çdo ditë.Vokshi: Pothuajse në të pesë kriteret, bazohet në pjesën sasiore dhe aspak atë cilësore.Balla: Po është e domosdoshme që ky këshill ti propozojë Kuvendit të Shqipërisë një projekt-rezolutë.Ndërkohë Ministrja e Integrimit vuri në dukje faktin që puna për plotësimin e pesë pritoriteteve kyçe për integrimin e vendit do të monitorohet në fund të muajit mars, kur komisioneri Hahn do të vizitojë Shqipërinë:Gjosha: Në fund të muajit mars ne do të vazhdojmë dhe do të kryejmë dhe takimin e radhës të dialogut të nivelit të lartë, ku komisioneri Hahn do të jetë i pranishëm në Shqipëri për të bërë dhe monitorimin e ecurisë së pesë prioriteteve.Në fillim të muajit shkurt Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, priti në një takim Sekretaren e Shtetit për Zhvillim e Bashkëpunim të Suedisë, Ulrika Modeer ku u diskutua për ecurinë e reformave dhe 5 prioritetet që Shqipërisë i janë dhënë për t'u plotësuar nga Komisioni Europian.