Çmimet në tregje, Gjiknuri: Industria minerare po kalon vështirësi
Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri ka deklaruar se i ka kërkuar Ministrisë së Financave uljen e rentës për industrinë minerare, e cila ndodhet në prag falimenti për shkak të rënies drastike të çmimit të mineraleve në bursa. Burime zyrtare nga ky dikaster bëjnë të ditur per Ora News se propozimi gëzonte mbështetjen e Ish Ministrit tw Financave Shkëlqim Cani që është edhe deputet i qarkut të Dibrës, zonw ku është e vendosur kryesisht kjo industri. Por vendimi mbetet në dorë të qeverisë, e cila duhet t’ia argumentojë fillimisht FMN-së.Ndërsa industria minerare po pëson goditje të forta nga rënia e çmimeve të mineraleve në bursa, duke rrezikuar falimentimin, Ministria e Energjisë i ka propozuar dikasterit të Financave uljen e rentës minerare, kërkesë e përsëritur kjo e biznesit të këtij sektori.Gjiknuri: "Ministria e Energjisë ka ndërmarrë disa hapa, jo më larg se sa dje kemi propozuar disa masa për Ministrinë e Financave. Shpresoj që në të ardhmen e afërt të gjejmë një zgjidhje për këtë situatë emergjente për industrinë minerare. Kjo është industri jashtëzakonisht e rëndësishme për Shqipërinë dhe ka një zinxhir të tërë aktivitetesh që lidhen me të jo vetëm nga punësimi por edhe një numër i madh kontraktorësh që jetojnë me këtë industri. Duam të bëjmë çmos që kjo industri të mbijetojë".Por cilat janë problemet e industrisë së kromit? Sipërmarrësit rendisin disa të tilla, ku kryesore është ulja e cmimit të mineraleve në bursa dhe rritja e nivelit të rentës, nga 2% në vitin 2017 në 6 deri në 10% aktualisht. Kjo ka rritur ndjeshëm kostot për industrinë, duke ndikuar negativisht në çmimin e shitjes.Të tjera probleme janë ndryshimi i referencave doganore për mineralin e kromit, lagështira e mineralit dhe vlera e transportit , si dhe cështja e garancive të investimit dhe të mjedisit.Burime zyrtare nga Ministria i Energjisë bëjnë të ditur se ulja e rentës mbështetet nga dikaseri i Financave dhe Ish kreu i saj, Shkëlqim Cani. Kjo edhe për faktin se ky i fundit është deputet i Qarkut të Dibrës. Gjithsesi, vendimi për uljen e rentës i takon qeverisë, që ndodhet ende në një marrëveshje me FMN-në, e cila nuk toleron ulje të taksave në kushtet e performancës së dobët të mbledhjes së të ardhurave dhe objektivit për uljne e borxhit/Oranews.tv/