Kalaja e Krujës, objektet brenda rrethimit në gjendje të degraduar

Disa objekte monument kulture që ndodhen brenda rrethimit të Kalasë së Krujës rrezikojnë të shëmben. Banorët që jetojnë në to thonë se shtëpitë karakteristike nuk mund t'i riparojnë vetë, pasi mbrohen nga shteti.Janë 25 objekte të shpallura monumente kulture brenda rrethimit të Kalasë së Krujës ku 5 janë shtëpi banimi.Por ndonëse në këto godina jetojnë disa familje, amortizimi i mureve dhe dëmtimi i çatisë, rrezikon shembjen. Banorët thonë se nuk lejohen t’i riparojnë vetë pasi janë objekte me rëndësi për trashëgiminë kulturore.Banor: “Kjo shtëpi po bie po nga gjendja jo e mirë financiare që kemi ne, e kemi betonuar këtë pjesën por po na rrezikohet shtëpia. Kjo është monument kulture dhe në botë vlerësohet shumë.Këtu nuk vlerësohet fare.”Banore: “ Nuk na lë shteti ta rindërtojmë sepse është shtëpi monumentale dhe ne më mundësitë tona nuk kemi.”Kalaja e Krujës është ndër objektet më tërheqëse për turistët, vendas apo të huaj./Oranews.tv/