Konkursi në New York, Organizohet për 2 ditë gara mes 2700 qenve më të mirë
Një qen gjerman i quajtur CJ fitoi konkursin "Qeni më i bukur dhe më i mirë" në edicionin e 140-të të tij, njohur edhe si "Westminster Kennel Club dog show" që organizohet në Nju Jork e ku morrën pjesë përgjatë konkursit që zgjat 2 ditë, plot 2700 pjesëmarrës.“Westminster” është konkursi dhe eventi sportiv i dytë më i madh në Shtetet e Bashkuara, pas derbit të Kentakit. Në të marrin pjesë mbi 200 lloje qensh nga dhjetëra vende të ndryshme të botës çdo vit.Pronarja e CJ, Valerie Nunes-Atkinson, nga Temecula, California, thotë se ende nuk e beson që qeni i saj fitoi shfaqjen. CJ qëndron stoik në krah të pronares së tij, teksa u kurorëzua fitues.Nunes-Atkinson tha se e ka marrë qenin e saj në Gjermani por thotë se 3 vjeçari CJ është vërtet special dhe lidhjen me të e ka ndjerë që në fillim.Tani qeni kampion do të kthehet në shtëpi për të festuar fitoren me miken e tij më të mirë, një qenushe të quajtur Ramona.CJ, që parakaloi përgjatë tapetit në kopshtin e "Madison Square" në sheshin Madison, do të nderohet gjithashtu me një trofe si dhe një media tur pas kampionatit.Si pjesë e konkursit Westminster, juria përzgjedh edhe qenin më të mirë të ndarë sipas grupeve dhe në 7 kategori, mes tyre edhe qentë e gjahut, qentë sportivë dhe jo sportivë etj.CJ fitoi garën në kategorinë e qenve sportiv.Kryetari i jurisë ishte Dr.Richard Meen, një psikiatër nga Kanadaja, i cili tha se CJ ka një inteligjencë të jashtëzakonshme ndaj dhe u shpall fitues.