Mori leje për pallat 7 katesh, e bëri me 10 në Tiranë, arrestohet ndërtuesja

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në rrugën "Frederik Shiroka", pranë 21 Dhjetorit në subjektin ndërtues "Brilant sh.p.k.", po vazhdonin punimet, ndonëse ishin të pezulluara pasi pallati kishtë një leje ndërtimi për 7 kate, ndërko që po ndërtoheshin 10 kate. (Foto ilustruese)Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.Neni 199/a për shtetasen Nadire Qinami dhe Neni 199/a , 235 për shtetasin Lefter ShembitrakuKishte marrë leje për të ndërtuar një pallat 7 kate por ka vijuar punimet për ta ngritur në 10 kate, duke injoruar dhe paralajmërimin që ishte bërë në qershor për të ndërprerë punimet, thojnë burimet e policisë për Ora Neës.Policia arrestoi dje Nadire Qinami, 58 vjeçe, banuese në Tiranë, administrator dhe pronare e subjektit ndërtues Brilant sh.p.k." dhe - Lefter Shembitraku, 27 vjeç, banues në Tiranë, inxhinieri i kësaj firme ndërtimi.“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në rrugën "Frederik Shiroka", në subjektin ndërtues "Brilant sh.p.k.", po vazhdonin punimet, ndonëse ishin të pezulluara pasi pallati kishtë një leje ndërtimi për 7 kate, ndërko që po ndërtoheshin 10 kate” informoi sot policia e Tiranës.Nadire Qinami, 58 vjeçe është dënuar dhe më parë për veprën penale "Ndërtim pa Leje"Ndërkohë ndaj Shembitrakut rëndon dhe akuza e kundërshtimit të policisë/Oranews.tv/