Pashkët, besimtarët ortodoksë kremtojnë ringjallen e Krishtit
Mijëra besimtarë artodoksë kanë kremtuar mesnatën e së shtunës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm festën e Pashkëve.Meshat janë mbajtur në të gjithë vendin, ndërsa në Tiranë mesha kryesore është mbajtur në katedralen e re “Ringjallja e Krishtit” ku është drejtuar nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.Pashkët simbolizojnë edhe thelbin e krishtërimit, ringjalljen e Krishtit, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.Festimet për Pashkët kanë nisur që ditën e premte, e njohur ndryshe edhe si e premtja e zezë.Pashkët paraprihen nga një kohë parpërgatitore e agjërimit që zgjat 40 ditë dhe quhen Kreshme.Kjo përkujton 40 ditët e kaluara në shkretëtirë të Jezusit në lutje e agjërim dhe që sprovohet nga Djalli. Në ditën e Pashkës sipas Biblës, fiton jeta mbi vdekjen me ringjalljen e Jezu Krishtit.Simboli i ditës së Pashkës janë ngjyrosja e vezeve të kuqe të cilët simbolizojnë jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.