Përplasi dy policët në Kamëz, arrestohet Edmir Koleci
Një polic i vdekur dhe një tjetër i plagosur në gjëndje kritike për jetën. Ky është bilanci i një aksidenti të rëndë që ka ndodhur mbrëmjën e shkuar rreth orës 23:30 në hyrje të Kamzës, në Tiranë, ku dy efektivet e policisë ishin në shërbim.Dy efektivët e komisariatit numër 5 janë përplasur nga një makinë e tipit "BMW X5" me targa greke, e cila është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.Për pasojë ka ndërruar jetë efektivi i policisë Selami Lena ndërsa është plagosur efektivi tjetër i komisariatit nr.5 Preng Lleshi cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak.Pak minuta pas ngjarjes është gjetur e braktisur në zonën e Laknasit makina e tipit "BMV X5" që shkaktoi aksidentin ndërsa rreth 4 orë pas ngjarjes policia ka mundur të arrestojë në vendin e quajtur ‘Katër Rrugëve të Shijakut’ në Durrës edhe autorin e aksidentit i cili është 37-vjeçari Edmir Koleci është proceduar për vepra të ndryshme penale.Ndërkohë, Policia e Kryeqytetit vendosi mbrëmë edhe shpërblimin prej 10 milionë lekë të vjetra për cilindo që do të ofronte informacione të sakta lidhur me vendndodhjen e autorit të ngjarjes.