Shtohen infeksionet spitalore, shkak përdorimi pa kriter i antibiotikëve

Keqperdorimi i antibiotikeve dhe kontrolli i infeksioneve spitalore eshte nje sfide dhe ne nje nga ceshtjet me problematike te sistemit Shendetesor.Sipas të dhënave të fundit nga specialistë të ISHP në të gjitha sallat e spitaleve në vend është i pranishëm në masën 30% mikrobi Stafilokoki ,ndërsa sa i përket keqpërdorimit të antibiotikëve në Shqipëri ndodh që 50 % e ilacëve përdoren pa kriter, gjë e cila çon në rritjen e vdekshëmrisë, kostos dhe rritjen qëndrimit të ditëve në spital.Infeksionet spitalorë në vende të tjera janë në masën 11% , ndërsa në Shqipëri sipas specialistëve ata shkojnë deri në 22%.Në konferencën e tretë kombëtare mbi këtë temë, Ministri i Shëndetësisië Vangjel Tavo tha se semundjet infektive dhe parandalimi e kontrolli i tyre mbeten akoma sot nje problem i rendesishem per shendetin dhe se evidentimi i tyre mungon akoma ne spitalet tona publikë.Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunimim me aktorët përkatës po punon në parandalimin e këtij rreziku nëpërmjet ngritjes së një sektori për kontrollin dhe parandalimin e infeksioneve dhe keqpërdorimin e antibiotikëve në cdo spital të vendit.