Berisha tek ekonomiku: Të përdorim eurokrizën në favorin tonë
Kryeministri i vendit Sali Berisha i ka cilësuar akademiket e Fakultetit Ekonomik si një gjenerator të ideve me një rol vendimtar në shmangien e krizës ekonomike europiane dhe për ta shnderruar ate në mundësi të re për vendin, për ta berë më tërheqësin për investimet.Kjo deklaratë e kreut të shtetit ka ardhë gjatë inagurimit të rikonstruksionit të mjediseve të brendshme të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, me një investim me vlerë 60 milionë lekë.Në fjalën e tij Berisha tha se qeveria do të bëjë gjithçka për konsolidimin e mëtejshëm të autonomisë universitare dhe zgjerimin më të madh të lirisë akademike, të lirisë së debatit dhe të lirisë së kërkimit shkencor.Ambjentet e rikonstruktuara ne këtë Fakultet perfshijne Sekretarinë Dixhitale e Informatiziuar, që i krijon studentëve, mundësinë, të marrin rezultatet e të dhënat në mënyrë elektronike; tre laboratorë të rinj informatike dhe interaktivë të mësimdhënies, ku mundësohet edhe mësimi me vidiokonferencë për studimin në distance; Shkolla e re e Doktoraturës, me funksione të dixhitalizuara, ku mbrojta e disertacioneve të doktorantëve do të jepet online në faqen web të Fakultetit dhe sallat për Shkollën Master.