Rama me fermerët e Tiranës, prezanton programin e PS për bujqësinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2012, 18:04
Një rilindje e fshatit shqiptar përmes një plaftorme, e cila po detajohet duke dëgjuar shqetësimet e vetë fermerëve.Në përmbushje të këtij misioni, kreu i PS-së, Edi Rama është ndalur fillimisht në një fabrike të përpunimit të zarzavateve, ku sipëmarrësit ankohen për mungesën e lëndës së pare.Më tej fermeret në Arban,Vishnje e Vaqarr i treguan kryesocialistit se fushat janë lënë djerrë, pasi nuk kanë para për të investuar.Kreu i opozitës tha se vendosja e politikës bujqësore kombëtare në një kuadër europian, realizohet vetëm duke ulur kostot prodhimit dhe krijimin e kushteve për daljen e produkeve në treg.