Berisha me gazetarët: 3 deputetët e PS në listat e PD-së. Ramën e dua në parlament

Edi Rama ngriu punën e KQZ për të pasur në dorë alibinë për kontestimin e rezultatit të zgjedhor. Kështu ka deklaruar kreu i qeverisë Sali Berisha gjatë bashkëbisedimeit me gazetarët, ku akuzoi rivalin e tij politik se e përdori KQZ për pazaret e tij politike, ndërsa ka mohuar cdo lloj presioni ndërkombëtar për të gjetur cfarëdo zgjidhje që bie ndesh me kodin zgjedhor.“Si mund të ketë presion për një derë që është e hapur. Edi Rama u imponoi dorëheqjen anëtarëve të tij të KQZ. Nuk ka njeri që ti kërkonte atij tërhiq komisionerët se të ndihmoj unë ti kthesh prapë, është qesharake ska njeri që e bën. Rama e ktheu në pazar, pazari më i shëmtuar ishte i gjori Jan Jani, u ngri, pastaj e nxorën nga frigoriferi në diell. Të gjithë këtë e bën për të hapur një vend në listë. Në unison zotit Rama i është kërkuar të lërë këto lodra me KQZ, të cojë anëtarët në KQZ në detyrën etyre. Kapitullin e mbylli zoti Rama. Vetëm 3 ditë pas shkrirjes së Jani Janit u deklaroi bashkëbiseduesve të huaj se Rama po humbi këto zgjedhje sdo njohë rezultatin e zgjedhjeve në këtë situatë dhe ata nuk ja pranuan, i dhanë përgjigjen e merituar. Edi Rama ka qartësuar të gjithë raportet e tij në qëndrimin ndaj KQZ. Këtë situatë e krijoi dhe e ka krijuar vetëm për ta përdorur si një pretekst për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve” tha ai.Përkundër përpjekjeve donkishotezke, sic i cilësoi ai, Kryeministri ka qenë i prerë, askush nuk do të mund të demonizojë procesin zgjedhor. Në këtë kontekst ai tha se ligji ka parashikuar cdo gjë, ku edhe në mundësinë e tërheqjes së komisionerëve nga PS ditën e zgjedhjeve procesi do të zhvillohet normalisht.“Ai po përpiqet të demonizojë një përoces të cilin askush sduhet ta bëjë. Ju keni qenë këtu se cfarë përpjekjesh të jashtëzakonshme u bënë në 2009, cfarë veprimesh u ndërmorën për të damkosur zgjedhjet dhe dështuan të gjitha. Ai nuk arriti të prezantojë qoftë një dokument të vetëm për parregullsinë e zgjedhjeve. Cdo përpjekje për rë demonizuar zgjedhjet nga Rama dhe cilido janë qesharake donkishotezke. Shqiptarët dinë të votojnë. Do Rama apo sdo, do jenë zgjedhjet me standardet më të mira që janë mbajtur ndonjëherë. Kanë një infrastrukturë të shkëlqyer, ligj të shkruajtur nga cdo nen të tij nga opozita. Do kërkoni ti jap komisionerët zotit Rama? Këtë se bëj dot, ai ka frikë nga komisionerët e tij. Në cdo rast që do synohet të cënohet mekanizmi i funksionimit, ligji do zbatohet pikë për pikë, është mencuria më e madhe në këtë 20 vjecar. Kur procesi i votimit fillon s’janë më partitë, ato janë shërbëtorë të qytetarëve që shkojnë për të firmosur kontratën për marrëveshjen për qeverisjen e ardhshme. Edhe nëse largojnë komisionerët e tyre, procesi vazhdon normalisht sipas ligjit. Të pretendosh të fitosh zgjedhjet duke blerë deklarata poshtë e përpjetë, është absurde” deklaroi Berisha.PD nuk ka ende listë të qartë të deputetëve me të cilët do garojë në 23 qershor, por ajo cfarë ka qartësuar Kryeministri Berisha është se në to do ketë ndryshime nga legjislatura aktuale dhe do ti qëndrojë korrekt marrëveshjes me tre deputetët e larguar nga PS, sipas të cilës ata do të garojnë në listat e PD.“Listat do ti merrni vesh sapo të hartohen, janë në proces. Nuk ka ndodhë ndonjëherë që listat e një legjislature të jenë të njëjtë me atë që shkon. Ka një frymë, kjo parti nuk njeh absolutisht përvec mirënjohjes së thellë për kontributin e gjithësecilit. Ka një marrëveshje dhe unë i zbatoj. Kam një marrëveshje me 3 deputetë të PS që me qëndrimin e tyre të përgjegjshmëm ndaj vendit bënë të dështojë pretendimi i Ramës për tu bërë Kryeminsitër i pa votuar, do mbetet në pankinë edhe për një kohë të gjatë” u shpreh lidershipi i mazhorancës.

Tre ligjet, Berisha: Të gatshëm t’i votojmë që nesër

 “Zoti Rama refuzoi në mënyrë kategorike këto 3 ligje dhe nxori Fierin si pretekst. Ne vendosëm që këto ligje do i miratojmë me referendum të gatshëm në çdo kohë, por shqiptarët humbën mundësinë për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Për çdo seancë kryetarja Topalli ka përsëritur thirrjen e saj për votimin e 3 ligjeve. Nuk u bë. Statusi humbi, por nuk humbi demokracia shqiptare do ketë zgjedhje dhe zgjedhjet janë një avancim dhe konsolidim i madh i saj dhe sa i përket ligjeve jemi gati t’i votojmë ato. Jemi gati t’i votojmë çdo ditë. 10 ditë më parë ishte prapë Rama që përmendte Fierin, janë cinikë për të krijuar pseudo-ngjarje. Ne jemi të gatshëm, kemi qenë të gatshëm, do jemi të gatshëm për të votuar 3 ligjet dhe çdo ligj, çdo marrëveshje i shërben integrimit të vendit, BE. Ne jemi të vendosur të çojmë para këtë proces, reformat tona bënë të mundur që Shqipëria të marrë statusin me 3 ligjet”.

 

Listat, Berisha: Do jem në krye, e dua dhe Ramën në Parlament

“Ka një rregulll në historikun elektoral. Ju rrëfej një telenovelë të Kazanzaqis, ai mban flamurin e partisë së tij në betejë. Nuk i jam shmangur unë kurrë kësaj, dhe as nuk i jam shmangur. Zotit Rama i ka filluar fobia e listës. Në 2009 nuk hyri kurrë në listë, tani, po e bën si me këtu aty. Sidoqoftë në krye, apo në mes të listës unë i uroj të gjejë një vend sepse nuk është shumë bindëse opozita që nuk ka kryetarin e saj në parlament. Dhe nuk është se unë, nuk e kam vuajtur mungesën e kryetarit të opozitës në parlament, por mandatin e ri të jetë në parlament. Sepse kjo sjell dëshirat e pakontrollura të një serie të gjatë deputetësh që duan të paraqiten si kryeministra aty, dhe të paktën e dinë se e kanë aty kryetarin. Nuk dua t’ja di nëse do jetë në mes apo në krye të listët ai, por mjafton të jetë në parlament”.