Jaka: Biznesi në prag kolapsi. Po zhytemi në krizë, shteti nuk paguan detyrimet

Biznesi ndodhet në prag kolapsi për shkak të mos shlyerjes se detyrimeve.Pikërisht për këtë kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka kërkoi që të kompesohet ose te pezullohet afati i pagesës për detyrimet tattimore në favor të kompanive. Sipas Jakës bizneset po ndjejnë gjithmonë e më shumë vështirësitë e krizës ekonomike dhe për këtë bën apel që të gjendet një zgjidhje sa më shpejt."Shuma që buxheti i shtetit i ka kompanive private është në shifra të konsiderueshme, të cilat i kalojnë 200 milione eurot. Por një fenomen negativ, i cili po shoqëron tashmë rritjen e detyrimeve që ka buxheti i shtetit ndaj kompanive është detyrimi që ka ndaj kompanive të shërbimit, ku ne kemi marrë një informacion dhe janë rreth 660 kompani që operojnë në sektorin e shërbimeve dhe që po preken nga kjo plagë e rëndë, pasi i penalizon këto kompani në pagimin e detyrimeve të drejtpërdrejta të tatim fitimit dhe të TVSH-së", thotë Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.Sipas Dhomës së Tregtisë implementimi me saktësi i këtyre ndryshimeve ligjore do të jepte një frymëmarrje për ekonominë shqiptare, duke i dhënë mundësi biznesit të shpëtojë nga ngërci në të cilin është futur."Ndërhyrjen me akte ligjore që mundëson kompensimin ose pezullimin e afateve të pagesave për detyrimet tatimore si Tatimin mbi Vlerën Ahtuar dhe Tatimin mbi Fitimin në favor të të gjitha kompanive private, kur shuma e detyrimit që sistemi i buxhetit të shtetit i ka këtyre kompanive është më e madhe se shuma e detyrimeve tatimore që kompanitë kanë shlyer", deklaroi ai.