Zhbogar: Nuk ka autonomi për veriun e Kosovës
Përfaqësuesi special i BE-së në Prishtinë, Samuel Zhbogar ka deklaruar se nuk do të ketë antonimi për veriun e Kosovës. Në një intervistë për mediat kosovare, ai ka theksuar se asociacioni i Komunave më shumicë serbe do të ketë disa autorizime në bazë të ligjeve të Kosovës.Megjithëse nuk shprehet fort i sigurt, Zhbogar thotë se autorizimet e asociacionit do të mbesin në nivelin e vetëqeverisjes lokale dhe se ato nuk mund të shndërrohen në diçka me tepër.“Asociacioni do t’i ketë disa autorizime në bazë të ligjit të Kosovës, që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, planifikimin urban rural, arsimin dhe shëndetin. Autorizimet e asociacionit do të mbesin në nivelin e vetëqeverisjes lokale dhe këto do të jenë të drejta që janë dhënë dhe nuk ma merr mendja që mund të shndërrohen në diçka me tepër, përveç asaj që palët janë dakorduar dhe janë marrë vesh” thotë Zhbogar.