Vuçiç javën tjetër në Kosovë, takim me serbët e veriut për referendumin

Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçic, do të vizitojë Kosovën javën e ardhshme për të diskutuar rreth marrëveshjes së arritur për veriun e kosovës dhe për normalizimin e mardhënieve midis dy paleve.Vuçiç në deklaratën e tij shrehu se marrëveshja e Brukselit duhet të zbatohet, sepse ajo është nënshkruar nga kryeministri Ivica Daçic dhe është pranuar nga Kuvendi i Serbisë."Nëse marrëveshjen me Prishtinën e nënshkruan dikush nga qeveria dhe ajo pranohet në kuvend, është e qartë se ajo duhet të zbatohet. Çështja është vetëm si ta bëjmë një gjë të tillë me pajtimin e popullit tonë dhe jo kundër dëshirës së tij", tha Vuçic.Serbët e veriut të Kosovës kanë kundërshtuar marrëveshjen, duke kërkuar fillimisht nga Beogradi refrendum për të, ndërsa pastaj nga Gjykata Kushtetuese e Serbisë që të japë mendimin në lidhje me ligjshmërinë e saj.E ndërsa zëvëndëskryeministri serb i cili ndikoi së shumti në arritjen e marrëveshjes theksoi se Serbia do të bëjë gjithçka për të marrë datën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.Ndërkaq pak ditë më parë presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolic në një deklaratë nxitëse në vizitën e tij në Jerusalem shrehu se nuk do të lejojë "fshirjen" e serbëve të Kosovës."Shqiptarët e Kosovës nuk po ia dalin që të shkatërrojnë gjurmët e ekzistimit serb. Edhe nëse i djegin të gjitha kishat, themeli nuk mund të digjet", tha Presidenti serb. Deklarata këto që sollën një seri reagimesh nga Prishtina zyrtare.