Marrëveshja, serbët e Kosovës takime në Beograd

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës do të takojnë sot në Beograd përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë, për të biseduar rreth marrëveshjes së arritur në Bruksel.Sipas mediave serbe, në takim do të marrin pjesë kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, zëvendëskryeministri Aleksandar Vuçiç, ndërsa përveç përfaqësuesve të serbëve të veriut, në tryezë do të jenë edhe përfaqësuesit e serbëve që jetojnë në jug të Lumit Ibër.Takimi do të jetë përpjekje për të afruar qëndrimet aktualisht të largëta midis serbëve të Kosovës dhe Qeverisë në Beograd, rreth Marrëveshjes së Brukselit.Serbët e Kosovës theksojnë se marrëveshja Thaçi-Daçiç i ndan ata nga Serbia, ndërsa zyrtarët në Beograd thonë se ajo u garanton atyre më shumë të drejta.Daçiç ka shfaqur dëshirën për arritjen e një marrëveshje mes tyre, por nuk ka përjashtuar referendumin si një hap në këtë drejtim.