Thaçi: Zbatim të marrëveshjes, proçesi plot sfida por është historik

Kryeministri i kosovës Hashim Thaçi thotë se implementimi i marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, do të zbatohet në përpikëri në afatin e parashikuar.Gjatë një konference për shtyp me sekretarin e përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik , Ekmeleddin Ihsanolu, Thaçi tha se kjo marrëveshje është arritur pas 100 vite konflikti.Në anën tjetër, sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, duke e quajtur atë si historike dhe si një mesazh i tejkalimit të problemeve për arritjen e paqes."Takimi me kryeministrin ishte shumë i dobishëm. Diskutuam për te gjitha aspektet e situatës në Kosovë, lidhur me marrëveshjen e arritur me Serbinë dhe situatës në rajon dhe disa tjera çështje të cilat janë në interesin e të gjithë neve. Ne po kërkojmë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe OBI dhe ne jemi të gatshëm ta mbështesim Kosovën në këto procese"tha ai.Kosovën e kanë njohur deri me tani 31 shtete anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik