Vështirësitë e zbatimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi

Kosova dhe Serbia akoma nuk kanë arritur të hartojnë një dokument të përbashkët të quajtur plani i zbatimin të marrëveshjes për normalizmin e marrëdhënieve, e arritur me 19 prill ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.Prishtina zyrtare tashmë e ka prezantuar planin e saj të implementimit të marrëveshjes në zyrën e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, ndërsa Beogradi akoma është duke e studiuar këtë plan.Zëvëndëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, i cili e dorëzoi planin në Bruksel, thotë në vija të trasha se plani i Prishtinës është plan i paqes dhe ai siguron serbët e veriut që marrëveshja është në të mirë të tyre.Edhe Beogradi zyrtar, nga ana tjetër, po u bënë thirrje serbëve të veriut që ta pranojnë marrëveshjen për veriun, por, serbët vazhdojnë ta kundërshtojnë atë.Pikat e marrëveshjes për veriun e Kosovës duhet të zbatohen deri me datën 15 qeshor të këtij viti, kur shefat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian do të mblidhen për të vendosur për t'i dhënë Serbisë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa, Kosovës datën e nisjes së negociatave për marrëveshjën e Stabilizim Asocimit.