Beogradi “braktis” serbët e veriut, Qeveria e vendosur për të zbatuar marrëveshjen

Kryeministri dhe zëvendëskryeministri serb, Ivia Daçiç dhe Aleksandër Vuçiç, të përfshirë në bisedimet me Kosovën, kanë treguar hapur se kamë kundër përfaqësuesve të serbëve të veriut.Pas takimit që patën në Beograd në fillim të javës, zyrtarë të Qeverisë serbe kanë theksuar se Marrëveshja me Kosovën duhet respektuar dhe se referendum nuk do të ketë."Nëse Marrëveshjen me Prishtinën e nënshkruan dikush nga Qeveria dhe këtë e pranon Kuvendi, atëherë është e qartë se ajo duhet të zbatohet. Vetëm se kjo është çështje si ta bëjmë atë të prekshme për të gjithë popullin ", ka thënë zëvendëskryeministri serb Aleksandër Vuçiç për B92, i cili njohësisht ka paralajmëruar se do ta vizitojë Kosovën më së largu gjatë javës së dytë të majit.Duke folur për takimin që ka pasur me serbë nga Kosova, Vuçiç ka thënë se me ta nuk është arritur marrëveshje dhe se është e qartë se nuk ka vullnet për referendum edhe pse ka shtuar se Beogradi nuk mund t'i ndryshojë serbët e veriut.Edhe kryeministri serb Ivica Daçiç, ka theksuar se qeveria e tij është e vendosur të zbatojë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.Ai theksoi se Serbia nuk ka kohë për të humbur dhe se qeveria e tij nuk do të ndryshojë qëndrim ndaj marrëveshjes.