Pa marrëveshje takimi i serbëve të veriut me Beogradin, tjetër tentativë me 7 maj

Ka përfunduar pa marrëveshje takimi i serbëve të veriut të Kosovës me kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç dhe Aleksandar Vuçiç.Serbët kanë kërkuar nga zyrtarët në Beograd që të vlerësohet kushtetutshmëria e Marrëveshjes së Brukselit dhe pastaj të mbahet referendum.Pritjet kanë qenë që serbët e veriut të deklarohen nëse përkrahin mbajtjen e referendumit rreth Marrëveshjes me Kosovën dhe nëse do të pranojnë zbatimin e saj, po qe se referendumi del pozitiv.Takimi i radhës është caktuar për 7 maj, raportojnë mediat serbe. Në takimin e sotëm nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e serbëve që jetojnë në jug të Lumit Ibër.