Jahjaga kërkon ndihmën e NATO-s për marrëveshjen
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në një takim me komandantin e krahut jugor të NATO-s, admiralin James Stavridis, theksoi se Kosova është e përkushtuar për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel me Republikën e Serbisë, "që çon drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe ndihmon në zhbërjen e strukturave ilegale dhe paralele, si dhe lehtëson jetën e qytetarëve nga të dyja anët e kufirit".Presidentja Jahjaga theksoi se forca paqeruajtëse e NATO-s është me rëndësi të ndihmojë në procesin e zbatimit të marrëveshjes, duke garantuar sigurinë për të gjithë qytetarët që jetojnë në pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës dhe duke ofruar një mjedis të qetë e të sigurt.Komandanti i NATO-s, admirali James Stavridis, që do të largohet nga kjo detyrë së shpejti, tha se prania e NATO-s në Kosovë vazhdon të jetë e rëndësishme për të ofruar një mjedis të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, posaçërisht në këtë periudhë të arritjes së marrëveshjeve në Bruksel.