Qipro "ok" kushteve të BE, gati për marrjen e paketës së shpëtimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2013, 20:53
Ligjvënësit qipriotë kanë aprovuar kushtet e caktuara për pakon financiare të shpëtimit të Bashkimit Evropian dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar.Në një votim të së martës, deputetët votuan 29 me 27 për ligjin.Qeveria qipriote ka paralajmëruar para votimit se ekonomia e vendit ishte në rrezik të falimentimit të menjëhershëm.Kushtet bëjnë që depozituesit që kanë më shumë se 100 mijë euro në Qipro të pësojnë humbje të mëdha të kursimeve të tyre.Ky ishte kushti kryesor për të cilin huadhënësit janë pajtuar që t'i japin Qipros 10 miliardë euro për ta ruajtur qeverinë nga falimentimi.