Greqi, grevë 24 orëshe kundër masave të kursimit

Një grevë e përgjithshme 24 orëshe kundër masave shtrënguese ka nisur në Greqi, me sindikatat  që bëjnë thirrje për mobilizim masiv të protestuesve.Ky veprim  pritet të  ndërpres  shërbimet publike, duke përfshirë transportin dhe spitalet. Organizatorët janë duke kërkuar dhënien fund të shkurtimeve të shpenzimeve dhe rritjen e taksave.Qeveria thotë se masat janë të nevojshme për nxjerrë vendin  nga një krizë e thellë financiare.Kryeministri greke Antonis Samaras thotë se politikat e ndjekura  janë pjesë e lëvizjeve të vazhdueshme për të siguruar më shumë para shpëtimi nga kreditorët ndërkombëtarë.Grevë filloi zyrtarisht të martën në mesnatë për të shënuar ditën e punës 1 majin. Demonstratat janë planifikuar në të gjithë vendin,e ndërsa policia është në gadishmëri për një përsëritje të dhunës së kaluar. Të dy sindikatat më të mëdha në vend kanë thënë se ky veprimi do të përqëndrohet në kërkesat për t'i dhënë fund masave shtrënguese.Ata thonë se masat e qeverisë kanë rritur normën e papunësisë nw vendit, me një shifër rekord prej 27%, e ndërsa  60% e tyre janë  të rinj. Kryeministri Samaras ka mbrojtur politikat e tij, duke këmbëngulur se ky vit i recesionit do të jetë e fundit për vendin.Protesta për ditën e 1 majit  janë duke u zhvilluar në të gjithë botën:Protestuesit kërkojnë ekzekutimin e pronarëve të fabrikës ku qindra njerëz vdiqen pas shembjes në Bangladesh.Mijëra filipinas marshuan në Manila duke i kërkuar qeverisë të mbrojë vendet e punës dhe të përmirësojë kontratat e punës.Punëtorët në Kamboxhia u mblodhën në Phnom Penh, duke bërë thirrje për rroga më të larta. Mijëra marshuan në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, duke protestuar për rrogat e ulëta. Sindikatat mbajtën demonstrata në Tokio, me thirrjet për më shumë punësim për të rinjtë.