Avramopulos, vizitë në Azerbajxhan: TAP, me dobi për të gjithë
“Projekti për ndërtimin e gazsjellësit TAP është një vepër e madhe, e dobishme për të gjithë vendet e përfshira”. Kështu ka deklaruar ministri i jashtëm gek, Dimitris Avramopulos në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve të Azerbajxhanit, në prag të vizitës dyditore që do të zhvillojë në këtë vend që nga dita e hënë.“Greqia është një nga portat hyrëse të Azerbaxhanit në tregjet europiane, nga më të afërtat dhe më lehtësisht të akseshueshme. Azerbajxhani eksporton gaz natyror në Greqi përmes Turqisë dhe ne dëshirojmë që ky bashkëpunim dypalësh të zgjerohet përmes projektit TAP” është shprehur Avramopulos.“Ndërtimi i gazsjellësit që do të transportojë gazin azer në tregjet europiane përmes Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë, duke furnizuar me gaz gjatë rrugëtimit edhe tregjet e Europës Juglindore, është një vepër e madhe, me dobi për gjithë vendet e përfshira dhe popujt e tyre”, theksoi Avramopulos, duke sqaruar se të tre vendet e kanë nën shkruar marrëveshjen, por se vendimi kryesor u mbetet kompanive.