Nikolliç nuk heq dorë nga Kosova: Duam marrëveshje me shqiptarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2013, 21:18
“Nuk do të lejojmë të na fshijnë Kosovën”, ka thënë në Jerusalem presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç, duke shtuar se Serbia dëshiron marrëveshje me shqiptarët e Kosovës.“Serbia ka qenë e ekspozuar ndaj sulmeve të feve të ndryshme; armiku i fundit ka qenë komunizmi, por nuk ka mundur ta shkatërrojë besimin dhe kujtimin historik serb në Shën Savën, nga i cili ka filluar shumëçka te ne”, ka thënë Nikolliç.Ai i ka bërë këto komente në takim me patriarkun e Jerusalemit, Teofilin III, ku ka folur edhe për “djegien e kishave serbe në Kosovë”.“Shqiptarët e Kosovës nuk po ia dalin që të shkatërrojnë gjurmët e ekzistencës serbe. Edhe nëse i djegin të gjitha kishat, themeli nuk mund të digjet”, ka thënë Presidenti serb.