Daçiç: Nuk do të ketë referendum për marrëveshjen me Kosovën

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç në deklaratën për agjencinë japoneze Kjodo, ka hedhur poshtë mundësinë e mbajtjes së referendumit për marrëveshjen me Kosovën."Nuk do të ketë referendum", ka thënë Daçiç për agjencinë Kjodo, e cila thekson se kjo është hera e parë që paraqitet qëndrimi Qeverisë në Beograd për këtë çështje pas arritjes së Marrëveshjes më 19 prill.Agjencia japoneze thekson se “serbët nga Kosova e kanë hedhur poshtë marrëveshjen dhe kanë bërë thirrje për referendum" dhe shton se bëhet fjalë për “marrëveshjen historike me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën e cila iu ofron autonomi të gjerë serbëve në veri të Kosovës”.Të martën janë takuar përfaqësues të serbëve nga Kosova me përfaqësues të Qeverisë së Serbisë por takimi ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje mes palëve