E gjen në dollap me bizhuteritë e vjedhura, gruaja “peng” hajdutin, ia dorëzon policisë
Një hajdut është fshehur në dollapin e shtëpisë që po grabistë në zonën e rrugës së “Dibrës” në Tiranë. Vjollca. Ç, banore në këtë rrugë duke u kthyer në shtepi rreth orës 21:00 ka dëgjuar zhurma në kohën kur ka hyrë në banesën e saj. Kjo gjë ka ngjallur kureshtje tek e zonja e shtëpisë duke i bërë një kontroll total shtëpisë, por nuk ka gjetur askënd.E qete shtetësja Vjollca. Ç ka ndërruar rrobat dhe në kohën kur ka hapur dollapin ka gjetur të fshehur aty adoleshentin Shpresim. M me origjinë nga Kukësi dhe banues në Paskuqan. 17- vjeçari kishte futur në bluzën e tij një sasi bizhuterish të grabitura në shtëpinë e 40- vjeçares.Pas kësaj ajo ka lajmëruar policinë dhe deri në momentin kur ka shkuar policia në vendngjarje ajo është përleshur me adoleshentin, të cilin e mbajti të mbyllur në dollap.Ndërkohë që policia bën me dije se 17- vjeçari kishte hyrë nga ballkoni dhe është një person me preçedent penal, i arrestuar më parë për vjedhje të kryer në bashkëpunim. Ndërsa mësohet se ka nisur procedimim penal për Shpresim. M nën akuzën e vjedhjes.