Terminali i ri doganor në Tiranë, lehtësi dhe komoditet për biznesin shqiptar

Brenda pak ditëve terminal i ri doganor do të nisë punën.Drejtori i doganës për degën e Tiranës, Bujar Vukaj, shpjegon se ky terminal do të jetë me standarte bashkëhore dhe do të zgjidhë njëher e përgjithmonë rradhët e gjata në zhdoganimet e mallrave të ndryshëm.Gjithashtu sipas Drejtorit të doganës së kryeqytetit, zhdoganimi në këtë terminal do të jetë më cilësor dhe natyrisht më i shpejtë.Sipas drejtorit Vukaj ky terminal ka një sipërfaqe mbi 75 mijë m2, duke u vlerësuar si më i madhi në Ballkan.Me ndërtimin e terminalit të ri doganor, dogana e Tiranës transformohet nga disa zyra që nuk përmbushin kushtet më minimale në një godinë gjigande e cila do të ketë të gjithë parametrat e kërkuar ndërkombëtarë.