Kërkimet për Julian Çelën, Prokuroria: Do vazhdojnë deri sa të dalë një akt hetimor

Kërkimet për gjetjen e trupit të Julian Çelës vijojnë ende. Të paktën kjo është deklarata zyrtare nga Prokuroria e Tiranës, e cila bën me dije se kërkimet do vazhdojnë në Sharrë deri sa të dalë një akt hetimor. Sipas organit të akuzës deri më tani kanë përfunduar kërkimet në parcelën nr. 1 dhe kanë nisur kërkimet në parcelën nr. 2.Akti hetimor ka të bëjë me faktin nëse trupi gjendet në Sharrë apo jo, pasi deri tani janë vetëm pohimet e Ardian Prrenjasit, i cili pas arrestimit nga autoritetet policore deklaroi se e ka rrëmbyer 11-vjeçarin Julian Çela dhe më pas e ka vrarë dhe hedhur në landfillin e Sharrës.Çështja e djalit të nëndrejtorit të Antiterrorit në Shërbimin Informativ Shtetëror u është ngarkuar dy prokurorëve të rinj, Ramadan Troci dhe Elida Celami.Dy prokurorët e rinj të çështjes janë duke vazhduar hetimet ndaj Ardian Prrenjasit, 45-vjeçari që pas arrestimit më 11 mars 2013 pranoi se kishte mashtruar Julian Çelën dhe e kishte dërguar në banesën e tij, ku e kishte vrarë pasi nuk abuzoi dot seksualisht ndaj tij.I arrestuari ka pretenduar se trupin e të miturit e ka mbështjellë në një batanije, të cilën e ka hedhur në kazanin e plehrave prej nga është marrë nga mjetet e pastrimit. ArdianPrrenjasi pretendon se të nesërmen e ka parë në landfillin e Sharrës batanijen me të cilën kishte mbështjellë trupin e 11-vjeçarit të zhdukur.Ndërkaq akuza per vrasje ndaj Ardian Prrenjasit, nuk do te ngrihet per sa kohe nuk do te gjendet prova e mundshme per fajesine e tij, pavaresisht deshmise qe ai ka dhënë.Vrasja e Julianit u zbulua vetëm pas rrëmbimit dhe abuzimit që kreu pedofili me një 10-vjeçar, të cilin vetëm fati e shpëtoi nga kthetrat e vdekjes. 10-vjeçari A.C është mbajtur peng dhe abuzuar seksualisht për 24 orë në një shtëpi në Laprakë, nga maniaku seksual Ardian Prenjasi.