“Medicus”, Prokurori Ratel: Edhe 8 persona të tjerë në hetim

Edhe tetë personave të tjerë mund t’ iu ngritet aktakuza për përfshirjen në rastin “Medicus”. Hetimet ndaj të dyshuarve, që gjinden brenda dhe jashtë Kosove tashmë janë urdhëruar nga Prokurori i rastit Jonathan Ratel. Ky tha para mediave se është i kënaqur me vendimin e sotëm të Gjykatës por e quajti fatkeqësi për gjykimin mos dëshmimin e Dick Martyt.Prokurori i rastit "Medicus", Jonathan Ratel po heton edhe tetë persona të tjerë, në lidhje me rastin “Medicus” triumfin e së cilit ai e gëzoi sot me aktvendimin e Gjykatës Themelore që shqiptoi dënimet për Lutfi Dërvishin dhe të tjerët.Prokurori Ratel ka konfirmuar për media se ka dhënë urdhër për hetimin e tetë personave të tjerë të dyshuar për përfshirjen në rastin “Medicus”."Unë mund të konfirmoj se prokuroria ka ngritur një urdhër për kryerjen e hetimeve ndaj tetë të dyshuarve të ri në Kosovë dhe jashtë saj, për krim të organizuar, trafikimit të personave, shpërdorim të detyrës dhe veprave të ngjashme për aktivitete në klinikën ‘Medicus’ dhe më tej në vitin 2008 dhe më shumë kohët e fundit”, ka thënë Prokurori.Ndërkohë për të arsyetuar hetimet, që prokurori tha se janë kryer në 14 shtete të ndryshme në lidhje me rastin e njohur si “Medicus”, Ratel para pak minutash foli gjërë e gjatë para gazetarëve.Rrëfimin e nisjes së hetimeve të udhëhequra nga ai, Jonathan Ratel e nisi me të riun turk Yilmaz Altun, i cili ishte identifikuar nga Policia e Ksoovës në nëntor të 2008’ës në Aeroprotin e Prishtinës, si njëri të cilit i ishte transplantuar veshka pikërisht në klinikën e quajtur “Medicus” në Fushë Kosovë.Për kryerjen e transplantit, sipas Ratel, Altun kishte ardhur nga Stambolli.“E njëjta i kishte ndodhur edhe një burri izraelit, Bezalel Shafran. Që të dytë kishin udhëtuar nga Stambolli në Kosovë. Në vitin 2008 UNMIK'u dhe Policia e Kosovës kishin identifikuar persona së bashku me doktorin turk Yusuf Sonmez dhe izraelitin Moshe Harrell si persona kryesor në shitblerjen e organeve të trupit. Moshe Harell kërkohet edhe nga Interpool dhe është bashkëkonspirator në disa aktakuza të nxjerra nga prokuroria në Prishtinë dhe është në aarrati aktualisht. Moshe Harell është arrestuar së fundi në Izrael dhe është i lidhur ngushtë me Sonmez”, tha Prokurori i cili iu është vënë pas të dyshuarve për krim të organizuar me përmasa ndërkombëtare.Ratel foli edhe për vendimin e sotëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë e cila dënoi Lutfi Dërbishin me tetë vite burg e 10 000 euro gjobë, të birin Arban Dervishin, me shtatë vjet e tre muaj burgim e 2,500 euro gjobë, kurse Sokol Hajdinin me 3 vjet burgim. Islam Bytyqi dhe Sylejman Dulla janë dënuar me kusht, me nga një vit burgim.Plot 20 vitet e shqiptuara nga Gjykatësi i EULEXit për të gjithë, sipas Prokurorit janë të kënaqshme."Vendimet e sotme të gjykatës janë rezultat i hetimeve penale të kryera në Kosovë ndaj 7 të pandehurve. Elementi kryesor është rekrutimi, transferi dhe mbajtja e cenueshme e të varfërve dhe të margjilizuarve. Qëllimi ishte heqja e organeve të tyre dhe trafikimi i tyre është arritur me premtimin e rremë për para të majme në këmbim të organeve të tyre".Në shumë raste këto viktima kanë pësuar edhe lëndime trupore dhe nuk kishin përkujdesje shëndetësore. Madje, disa prej tyre kanë vdekur si pasojë e transplantimeve në ‘Medicus”, tha Ratel.“Shpresojë që gjykimi do të shikohet si pozitiv për viktimat e rastit. EULEX'i dhe pjesa ekzekutive ka hetuar këtë rast duke zbuluar pesë kosovar që kishin lidhje me këtë operacion transplanti. Ka pasur më së paku 24 viktima dhe ka pasur fitime gati nga 100 mijë euro dhe hetimet janë kryer në 14 shtete të ndryshme”, vazhdoi ai.Prokurori ndër të tjera, ka falënderuar mbi 80 dëshmitarë që kanë dhënë dëshmi në rrethana shumë të vështira, 21 prej tyre përmes videolinqeve.Ndërsa bëri të ditur se ka kërkuar nga Gjykata konfiskimin e Klinikës "Medicusit dhe mjeteve të saj të punës. Por, kjo nuk do të jetë e lehtë meqë para një viti Medicus është shitur."Po bëjmë përpjekje që përmes urdhrit për kompensim të marrim atë klinikë. Jemi të kënaqur me vendimin e gjykatës dhe çelësi i aktakuzës është dënimi i të pandehurve kryesor dhe jemi të kënaqur me rezultatin e sotëm", ishe përgjigja e Ratel.Sa i përket Moshe Harrell, Prokurori Ratel tha se ai u ndal nga Gjyqësia e OKB'së në atë kohë- UNMIK, ndërsa u lirua pas 30 ditëve paraburgim dhe këtë e ka shfrytëzuar për t'u arratisur. “Kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Policinë e Izraelit dhe besojmë që do t'i gjejmë", tha Prokurori.Ndërkohë që vlerësoi se mungesa e dëshmisë së senatorit zviceran Dick Marty, i cili në raportin e tij pretendonte se ka dëshmi për transplante të organeve në shtëpinë e verdhë, ishte fatkeqësia më e madhe e gjykimit."E shihni nga aktvendimi ne kemi qenë të hetuar me vendimin e KE për mos- heqjen e imunitetit të tij sepse Marty ka thënë se ka gjetur dëshmi për transplantime dhe ne jemi të zhgënjyer që ai s’ka dëshmuar. Kjo ishte një fatkeqësi", tha Ratel.