Berisha me gratë në Korçë: Punësim dhe rritje progresive e kuotave për gratë
Në angazhimin e tij për të shembur murin e patriarkisë së pabarazisë gjinore, Kryeministri Berisha premtoi rritje progresive të kuotave të grave në politikë. Ndërsa zhvilloi një bashkëbisedim me gratë në Korcë, Kryeministri tha se është i vendosur të mbështesë fuqishëm këtë betejë si një kusht për projektin, Shqipëria vend i zhvilluar.“Një moment i rëndësishëm janë zgjedhjet. Do bëj gjithcka që kuotat të rriten në mënyrë progresive. Kur vjen cështja për një detyrë vendimarrëse të rëndësishme, prefernca e parë imja janë gratë dhe vajzat. E bëj këtë jo për parimin me çdo kusht, por për meritën e tyre. Edhe testet e treguan se burrat u tejkaluan nga gratë për inteligjencën. Do bëjmë gjithcka që përmes sistemit të kreditimit të mbështesim iniciativvën e lirë të grave sipërmarrëse. Ky është problemi i ngushtimit të hendekut që ekziston në vendin tonë, që duhet luftuar me të gjitha mjetet për ta kapërcyer. Në përpjekjen tona hapa të rëndësishëm kemi arritur. Sot në rast se karriera është një nga levat më të fuqishme për të ngushtuarkëtë hendek, me kënaqësi mund të themi se karriera sot nga vajzat dhe gratë ndiqet më fuqishëm se asnjëherë. Universitetet dominohen nga vajzat dhe nuk janë vetëm shumicë në numër. Kjo betejë në Shqipëri dhe kudo është një betejë që bëhet parasëgjithash nga vajzat dhe gratë, jemi të vendosur të mbështesim fuqishëm këtë betejë si një kusht për Shqipërinë vend i zhvilluar. Disa masa janë marrë, kemi pasur diferenca të mëdha në rroga mes burrave dhe grave. Jemi marrë me këtë problem duke përcaktuar si objektiv kryesor rritjen e rrrogave në ato sektorë ku dominohet nga vajzat dhe gratë. Në Administratën shtetërore sot janë shumicë absolute dhe pse jo në postet kryesore politike” tha ai.Ndërsa vlerësoi punësimin si një hapat kryesorë për ti dhënë pushtet gruas, Berisha garantoi se do të bëhet gjithcka të gjenden forma të ndryshme për punësimin me kohë të pjesshme të grave shtëpiake. Berisha shtoi më tej se ligji i ri për sigurimin shëndetësor garanton shërbim edhe për gratë e papuna.“Gratë shtëpiake përfitojnë plotësisht në ligjin e ri të sigurimit shëndetësor. Ai garanton shërbim për të gjithë qytetarët që nuk janë në sistem për shkak të marrëdhënies së punës, shërbim shëndetësor të cilësisë së njëjtë për të gjithë ata që s’mund ta paguajnë. Tek gratë shtëpiake problemi i tyre është se edhe ato duan të punojnë. Do bëjmë gjithcka për të garantuar punësim me kohë të pjesshme për to” u shpreh Kryeminstri.Katër vitet që vinë, theksoi Kryeministri, janë një shans i madh për të bërë realitet ëndrrën europiane të shqiptarëve.“Katër vitete që vijnë janë një shans i madh, shkojmë drejt një mandati të ri dhe ne skërkojmë votën për ato cfarë kemi bërë, por për projektin e ri për Shqipërinë e Zhvilluar. Është e sigurt sot se ka njerëz të papunë, ka varfëri, njerëz në nevojë, por ama në këtë hark kohor të shkurtër Shqipëria është anëtare e NATO-s, lëviz lirisht në Europë dhe këto janë bërë përmes qindra e qindra reformash të suksesshme. Plotësuam një e nga një të gjitha kërkesat, në dallim nga vendet e tjera krijuam problemet më të vogla. Në tetor të 2012 KE sugjeroi marrjen e statusit të vendit kandidat në BE për Shqipërinë. Dhe kjo u bllokua nga shqiptarët. Zgjidhja ska diskutim ,është demokratike, zgjidhja është vota, për të marrë statusin, pasaportë kjo e merituar dhe për të hapur negociatat. Ne jemi treguar serioz në premtimet tona.Për ne arsimi është një cështje shumë madhore, do bëjmë gjithcka për rritjen e cilësisë për katër vitet që vine” tha më tej ai.“Korça ka një pozicion mahnitës, por mahnitëse do bëhet kur të shkurtojmë 1 orë e cerek distancën me Tiranën. Projekti ynë kërkon që shqiptarët kudo që jetojnë të kenë infrastrukturën moderne që meritojnë, shkolla moderne, qendra shëndetësore moderne, shërbime moderne” përfundoi Kryeministri.