Roma mund Sienën, Juve fiton derbin torinez
Roma ka bërë hapin e madh në garën për ta siguruar një vend që çon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.“Romakët”, të Dielën pasdite në shtëpinë e tyre mundën Sienën me rezultatin 4-0, në javën e 34-të të Seria A. Në një ndeshje të cilën e kontrolluan nikoqirët ishte Osvaldo lojtari kryesor në fitoren e Romës. Osvaldo shënoi në minutën e 14, 40, 67, ndërsa një gol e shënoi Lamela në minutën e 15.Roma pas kësaj fitore arrin në kuotën e 55 pikëve dhe zë vendin e pestë me katër pikë me pak se Milani. Ndërkaq, Fiorentina mban vendin e tretë pas fitores në transfertë kundër Sampdorias 0-3. Ndërkohë, derbin torinez mes Torinos dhe Juventusit e ka fituar “Zonja e Vjetër, e cila me golin e Vidal në minutën e 87, morri edhe tri pikë të tjera dhe tashmë praktikisht është kampione e Italisë.Në radhët e Torinos titullar në këtë takim ishte edhe mesfushori kosovar, Migjen Basha. Kurse Inter mbetet një hap prapa në garën për të siguruar një vend në kupat e Europës, pasi pësoi disfatë në transfertë kundër Palermos.Rezultatet e javës së 34-të në Seria A :Roma - Siena 4-0Chievo - Genoa 0-1Palermo - Inter 1-0Parma - Lazio 0-1Sampdoria - Fiorentina 0-3Torino - Juventus 0-1Sonte sonte në orën 20:45 do të luhet takimi Milan – Catania.Kurse dje u lozën takimetAtalanta - Bologna 1-1Cagliari - Udinese 0-1Pescara - Napoli 0-3Tabela:Juventus 77Napoli 69Fiorentina 61Milan 59Roma 55