Milan mund Catanian dhe mbron vendin e tretë në renditje

Milani ka mbrojtur vendin e tretë në Serinë A me një fitore shumë të rëndësishme 4-2 përballë Katanias, ndonëse i është dashur të djerësijë shumë për të marrë këto tri pikë, pasi e ka parë veten dy herë në disavantazh.Miqtë kaluan të parët në avantazh që në minutën e 30-të me Legrotaljen, në atë që ishte gjuajtja e tyre e parë në portë në një pjesë të parë të dominuar nga Milani. Fatmirësisht për Alegrin, posti i të cilit në drejtimin e kuqezinjve është vënë në diskutim, Flamini arriti të barazonte rezultatin para fundit të pjesë së parë.Por Katania u tregua e aftë të shfrytëzonte një tjetër gabim në prapavijën e Milanit për të shënuar golin e dytë me Bergesion, kur luhej minuta e 65-të e ndeshjes. Në disavantazh për të dytën herë, Alegri gjen menjëherë zëvendësimin e duhur, duke hedhur në fushë Paçinin, i cili brenda 3 minutash shënon 2 gola për të kthyer plotësisht ndeshjen në favor të Milanit. Në fund ka kohë për pak lavdi edhe për Mario Balotelin, që shënon golin e radhës me një penallti të cilën e fitoi vetë, për të vulosur rezultatin përfundimtar 4-2.Suksesi ktheu përsëri Milanin në vendin e tretë në klasifikim, ndërsa tani ka 1 pikë më shumë se Fiorentina që e ndjek hap pas hapi në luftën për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm.