Valdes refuzon shiritin e kapitenit në fushë

Victor Valdes rezufoi të merrte shiritin e kapitenit të Barcelonës në "San Mames" raporton gazeta katalanase "Mundo Deportivo", vendim ky që ka irrituar shumë tifozët e skuadrës ne rrjetet sociale.Xavi ishte kapiteni i skuadrës në fushë dhe kur u zëvendësua nga Messi në minute e 58 i dha shiritin Thiago Alcantarat që t’ia jepte Valdes që është kapiteni i katërt i Barcelonës. Me mungesën e Puyol dhe Iniestas sidhe me daljen e Xavit, shiriti i takonte portierit i cili nuk pranoi ta vendoste në krah dhe kështu përfundoi te Messi.Në minutën e 77 kur Iniesta u fut në fushë, shiritin e kapitenit e mori mesfushori.Siç raporton "Mundo Deportivo", një nga arsyet e këtij refuzimi mund të ketë lidhje me herën e fundit si kapiten të Valdes i cilu u nxorr me të kuq në Bernabeu dhe u pezullua me 4 ndeshje.