"Lewandowski nuk shkon te Bayern"
Robert Lewandoewski-Manchester United, një "martesë" që mund të realizohet dhe ka shpresa për t’u konkretizuar në fund të sezonit. Sir Alex Ferguson është optimist se sulmuesi polak do të luajë në "Old Trafford" duke nisur nga sezoni i ardhshëm dhe tekniku skocez rrëfen arsyen e këtij transferimi."Nuk jam i sigurt dhe nuk beso se Lewandowski do të shitet te Bayern Munchen pas largimit më parë të Mario Gotze. Tifozët e Dortmundit nuk do ta pranonin një gjë të tillë që një tjetër lojtar kaq i rëndësishëm i skuadrës të kalonte te rivalët e tyre. Besoj se sulmuesi do të shitet diku tjetër ose mund ta humbasin me parametër zero", është shprehur tekniku i Manchester United.I pyetur nëse "Djajtë e Kuq" janë gati t’i bëjë një vend Lewandowskit, Ferguson u përgjigj i sigurt se për lojtarët e duhur ka gjithmonë vend në formacionin e tij.