Reali fiton derbin e kryeqytetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2013, 10:29
Derbi madrilen mes Atleticos e Realit rezervon gjithmonë emocione. Reali ka zbutur disi humbjen në Champions me Borusian pasi ka fituar derbin e Madridit me Atletikon 2-1, edhe pse jo me formacionin e plotë.Falcao zhbllokoi rezultatin vetëm pas 4 minutash lojë. Por me shtimin e presionit, Huanfran detyrohet të bëjë një autogol për të barazuar shifrat brenda pjesës së parë.Në të dytën nuk ka qenë aspak e thjeshtë për skuadrën e Mourinjos, megjithatë është Di Maria ai që shënon golin e avantazhit në minutën e 62-të dhe i jep 3 pikë të vlefshme Realit, i cili shkëputet me 6 pikë nga Atletiko e vendit të tretë.