Mazhoranca vijon punën pa opozitën, Ambasadori Lu 3 orë bisedime me Metën

Grupi i ekspertëve për reformën në drejtësi ka rishikuar draftin e dërguar nga komisioni i Venencias pa praninë e ekspertëve të Partisë Demokratike.Sikurse kishte paralajmëruar, opozita bojkotoi grupin e punës pavarësisht përpjekjeve dhe negociatave në radhët e ekspertëve për ti bërë demokratët të zënë vendin e tyre në tryezë.Aurela Anastasi: Sot vazhduan diskutimet me nenet e tjera mbi gjyqësorin dhe institucionet e tjera të pavarura.Ndërkohë negociatat për reformën në drejtësi kanë vijuar edhe jashtë kamerave, ku Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka takuar kreun e Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj.Por takimi që do të zgjaste përtej parashikimeve duke thyer traditën e çdo bisede të ngjashme ishte ai i Ambasadorit amerikan Donald Lu dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta.Kryediplomati amerikan mbërriti në zyrën e Metës në orën 15:00 për tu larguar 3 orë më vonë pa dhënë asnjë koment për gazetarët.Por vetëm një ditë më parë Ambasadori amerikan kishte deklaruar në një intervistë për BIRN se SHBA-të nuk do të gjenin qetësi deri në përmbylljen e reformës në drejtësi pasi direktivat ishin bërë nga zyrtarët më të lartë të SHBA, të Departamentit Amerikan të Shtetit.“Të gjithë ne në Ambasadën Amerikane jemi të përqendruar në reformën në drejtësi për shkak të udhëzimit direkt nga zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit. Ata na kanë thënë qartësisht se prioriteti numër një i Qeverisë Amerikane në Shqipëri është të mbështesë reformat e nevojshme për pranimin e Shqipërisë në BE” shpjegoi ai.Burimet nga radhët e ekspertëve por edhe mazhorancës thanë për Ora News se drafti i ekspertëve do të konkludohet brenda ditës së premte.Por ajo çka mbetet në pikëpyetje tanimë është fakti nëse Venecias do ti dërgohet ky draft pa dakordësinë e opozitës, apo mazhoranca do të dorëzohet ndaj kërkesës së PD por edhe zërave të LSI për një tryezë politike.Ndoshta përgjigjia e parë do të vijë pas takimit të grupit kordinues PS-LSI që pritet të mbahet paraditen e së premtes.[caption id="attachment_651491" align="alignnone" width="640"]lu te meta3 Ne foto: Lu mberrin ne Kryesine e Kuvendit[/caption][caption id="attachment_651492" align="alignnone" width="640"]lu te meta2 Ne foto: Lu mberrin ne Kryesine e Kuvendit[/caption]/Oranews.tv/