Tenton të hyjë në rajon me eksploziv në trup dhe thikë, ekzekutohet nga policia
Policia franceze ka qëlluar për vdekje një person i cili tentoi të futet në rajonin e policisë me një thikë në duar, ndërkohë që mbante veshur nje jelek kamikaz fals. Ngjarja ndodhi në distriktin 18-të Parisit, në një ditë kur qytetarët po përkujtonin viktimat e sulmeve mbi redaksine e revistës satirike "Charlie Hebdo", në një vjetorin e tragjedisë.Dëshmitarët thanë se gjatë kohës që tentoi të hynte në ambiente e policisë, personi bërtiti "Allahu Akbar", ndërkohë që u dëgjuan tre të shtëna arme. Pas incidentit, autoritetet dërguan fillimisht një robot që të inpektonte trupin e pajetë, për të parë nëse kishte lëndë eksplozive, por pas ekzaminimit, u raportua se bëhej fjalë për një jelek fals kamikaz.Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë forca të shumta policore, teksa masat e sigurisë janë rritur në të gjithë Parisin. Qeveria bëri thirrje që qytetarët të tregoheshin të kujdesshëm ndaj cdo rreziku të mundshëm.Ngjarja ka ndodhur 1 vit pas sulmit të Charlie Hebdo në Paris, 7 janar 2015.
