Apeli për ndihmë i familjes Zefi pas përmbytjeve: Çdo gjë që kishim është shkatërruar
Një ditë pas përmbytjeve që përfshinë Lezhën, situata ka nisur të përmirësohet. Uji ka nisur të tërhiqet, por duke lënë pas dëme të mëdha në banesa.Në fshatin Pllanë të Njesisë Administrative të Zejmenit, një nga më të prekurat nga vërshimi i ujit është familja Zefi.Bashkëshortet Luigj dhe Tereze Zefi, thonë se e kaluan natën duke bërë roje nga frika e rikthimit të përmbytjeve, ndërsa shtojnë se gjithçka që kishin është dëmtuar.Tereze Zefi: Nuk mund të jetojmë më këtu poshtë në kat të parë, kisha frikë. Çdo gjë është shkatërruarAta iu bëjnë thirrje autoriteteve për ndihmë.Tereze Zefi: Ishalla ve dorë shteti, të na ndihmojë, të bëjmë ndonjë shtëpi. Unë nuk jam më e zonja të bëj asgjë. Jeta ime ka marrë fund.Luigj Zefi: Le të më sjellin bazën materiale, nuk dia lekë unë. Nuk jam hallexhi për bukë, hallexhi jemi të gjithë.Si pasojë e vërshimit të ujërave nga përrenjtë malorë, mbi 2 mijë hektarë tokë vazhdojnë të jenë të permbytura në qarkun e Lezhës, ndërsa autoritet kanë theksuar se zona po mbahet nën monitorim.Në njesinë administrative të Ungrej, ka pasur edhe rrëshqitje dherash duke bllokuar aksin që lidh fshatin me Lezhën. Edhe ura e Zakajve ne Kacinar të Mirditës që lidh këtë njësi me aksin kryesor është përmbytur nga vërshimi i lumit Fan.