Përmbytjet, situata problematike në bregun e lumit Tirana

Pavarësisht rënies së intesitetit të reshjeve, situata nga përmbytjet paraqitet shqetësuese në zonën e bregut të lumit. Dhjetra shtëpi janë te pabanueshme për shkak të dëmtimeve nga vërshimi i Lumit të Tiranës. Një pjesë e banorëve janë rikthyer për të shpëtuar çfarë munden ndërsa 25 familjet rome janë evukuuar nga prefektuara për tu vendosur në shkollën Misto Mame.Kjo është situata në zonën e bregun të lumit në kryeqytet pas vërshimit të lumit Tirana. Dhjetra shtëpi janë të pabanueshme për shkak të dëmtimeve dhe lagështirës.Banore: “Kam ikur për të gjithë natën mbrëmë, u bë çfarë u bë me shtëpinë, të paktën fëmijët mos t’i lija pas dore.”Një pjesë e banorëve janë rikthyer për të shpëtuar çka munden në këto banesa si ushqime, veshmbathje dhe batanije.Situata paraqitet edhe më e rënduar për komunitetin rom që jetojnë në zonën e Babrrusë dhe Paskuqanit. Lumi ka rrënuar barakat e tyre por jo të gjithë janë larguar nga streha.Organizata humanitare u gjendën pranë të përmbyturve duke u siguruar ushqim.Me urdhër të prefektit Sadi Vorpsi, emergjencat kanë evakuuar rreth 60 persona të komuniteti romë. Ata janë strehuar në shkollën Misto Mame nën vëzhgimin e Policisë së Shtetit.“ Na mori lumi. Jemi 5 anëtarë në familje.”“Na sollën dje më fëmijët dhe gjërat sepse na hyri uji brenda.”Situata paraqitet problematike në urën që lidh rrugën Dine Hoxha me Paskuqanin. Në të dyja anët e urës ka patur rrëshqitje dherash dhe kalimi i automjeteve përbën rrezik. Policia ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në të dyja anet e urës, ndërsa lejohet kalimi i këmbësorëve.Sa i takon lumit Lana është normalizuar situata. Lumi ka hyrë në shtratin e tij. Njësia 4, 6 të cilat dje kanë qenë problematike sot situata është nën kontroll.[caption id="attachment_651583" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Strehimi i romeve ne shkollen Misto Mame Ne foto: Strehimi i romeve ne shkollen Misto Mame[/caption][caption id="attachment_651582" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Strehimi i romeve ne shkollen Misto Mame Ne foto: Strehimi i romeve ne shkollen Misto Mame[/caption][caption id="attachment_651584" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Ndihmat per familjet rome Ne foto: Ndihmat per familjet rome[/caption][caption id="attachment_651585" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Ndihmat per familjet rome Ne foto: Ndihmat per familjet rome[/caption]bregu lumit3bregu lumit2bregu lumit1bregu lumit6bregu lumit5bregu lumit4/Oranews.tv/