Shkëndija elektrike alarmon shkollën "Emin Duraku"

Një shkëndijë në kutinë shpërndarëse të rrjetit elektrik në shkollën Emin Duraku në kryeqytet ka cuar në ndërprerjen e mësimit.Shkëndija elektrike ka shkaktuar tym në ambjentet e shkollës duke bërë të pamundur zhvillimin e mësimit.Pranë shkollës mbërritën edhe forcat zjarrfikëse.Nxënësit dhe mësuesit lanë ambjentet e shkollës. Ata thanë për Ora News se shkak i kësaj situate besohet se ka qënë ngarkesa në rrjetin elektrik për shkak të numrit të madh të ngohseve që përdoren në shkollë./Oranews.tv/