Dyshimet: 36-vjeçari u ekzekutua për pazare droge nga vrasës me pagesë
Ende asnjë gjurmë për autorët e vrasjes së 36-vjeçarit në Vlorë Andrea Billa, i njohur edhe me emrin Reagim Meli. Ndërsa policia ka vijuar aksionin për gjetjen e tyre.Shërbimet dhe kontrrollet kanë qënë në te gjitha kryqëzimet e lagjes “Rilindja” si dhe në hyrjet dhe daljet nga qyteti.Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se janë shoqëruar 10 persona të cilët janë marrë në pyetje pasi kanë qënë në vendgjarje, dhe janë lënë të lirë.Sipas policisë, vrasja ka qenë e mirëorganizuar, mendohet se autorët mund të kënë qënë dy persona dhe kanë qëlluar mbi viktimin nga një largësi prej 2 metrash duke marrë 5 plumba, por ende policia nuk ka arritur të rindërtojë ngjarjen.Viktima ka marrë dy plumba në kokë dy në pjesën e kraharorit si dhe një në shpatull. Sipas policisë vrasisit mendohet të jene me pagesë nga vetë mënyra e ekzekutimit.Sipas të dhënave të deritanishme pista kryesore ngelet ajo e përfshirjes së viktimës në pazare drogë në Spanjë por nga të dhënat e sistemit Tims viktima nuk rezulton të ketë precedent të mëparshëm penal në asnjë nga vendet ku ka jetuar .Automjeti që përdorte viktima në Shqipëri tip Ford fuoristradë me targa AA 330 AD është në pronësi të kunatit të tij.Policia ende nuk ka marrë deponimin e familjarëve ,të cilët do të pyeten pas zhvillimit të ceremonisë mortore.[caption id="attachment_651286" align="alignnone" width="641"]
Viktima Andrea Billa[/caption][caption id="attachment_651154" align="alignnone" width="640"]
Viktima Andrea Billa[/caption][caption id="attachment_651085" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja[/caption][caption id="attachment_651088" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja[/caption][caption id="attachment_651089" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja dhe viktima i shtrire ne toke[/caption][caption id="attachment_651090" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja[/caption]