Çahet argjinatura e Shkumbinit, 100 banesa në Çermë nën ujë, thirrje për evakuim

Rëndohet situata në Lushnje. Çahet argjinatura e lumit Shkumbin në afërsi të Çermës.Kërkohen mjete motorike që të mbyllet çarja në argjinaturë pasi situata është kaotike.Gazetari i Ora News Julian Kasapi raporton se nëse vazhdon të çahet argjinatura, situata do të rëndohet në disa fshatra. Situata pritet të rëndohet në fshatin e Tërbufit.Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka shkuar për të monitoruar situatën dhe bën apel për evakuimin e banorëve. [caption id="attachment_651471" align="alignnone" width="720"]permbytje rrogozhine Ura qe lidh Rrogozhinen me Thanasjen dhe Lushnje, Lumi Shkumbin ka dale nga shtrati[/caption][caption id="attachment_651470" align="alignnone" width="720"]Lumi Shkumbin ka dale nga shtrati Lumi Shkumbin ka dale nga shtrati[/caption]permbytje rrogozhine1100 banesa të përmbytura në ÇermëNë Çermë të Lushnjes situata vijon të jetë e rënduar, ku 100 banesa janë të përmbytura. Në këtë zonë ka shkuar edhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila po inspekton nga afër situatën dhe çarjen e argjinaturës së lumit. Ministria: Evakuohen 30 familje.  thirrje për evakuimEdhe ministria e Brendshme njoftoi: "Në orët e paradites është çarë argjinatura e lumit Shkumbin, pranë fshatit Çermë dhe strukturat e emergjencave u kanë bërë thirrje banorëve të largohen nga banesat që preken nga përmbytjet. Si pasojë e rritjes së nivelit të prurjeve në lumin Shkumbin ka përmbytje në disa fshatra në Bashkinë e Divjakës. Shtabi i Emergjencave në bashkëpunim me forcat e Policisë së Lushnjës kanë evakuuar rreth 30 familje dhe kanë lajmëruar banorët të largohen nga banesat më të rrezikuara.Në Bashkinë Rrogozhinë ka përmbytje si pasojë e daljes së lumit Shkumbin nga shtrati. Aktualisht janë marrë masat për evakuuimin e banorëve, në zonat më të prekura.Kërkohen blloqe inertesh për të forcuar argjinaturën në ato vende ku ka dëmtime, pasi nëse do të vijojnë mund të ketë katastrofa[caption id="attachment_651390" align="alignnone" width="720"]permbytje ne rrogozhine5 Lumi Shkumbin del nga shtrati ne Rrogozhine[/caption][caption id="attachment_651389" align="alignnone" width="640"]permbytje ne rrogozhine4 Lumi Shkumbin del nga shtrati ne Rrogozhine[/caption][caption id="attachment_651388" align="alignnone" width="640"]Lumi Shkumbin del nga shtrati ne Rrogozhine Lumi Shkumbin del nga shtrati ne Rrogozhine[/caption][caption id="attachment_651386" align="alignnone" width="640"]Lumi Shkumbin del nga shtrati ne Rrogozhine Lumi Shkumbin del nga shtrati ne Rrogozhine[/caption][caption id="attachment_651387" align="alignnone" width="640"]Lumi Shkumbin del nga shtrati ne Rrogozhine Lumi Shkumbin del nga shtrati ne Rrogozhine[/caption]Ora 13: 00 FA nis drejt Lushnjes rreth 50 trupa. Ministria e Mbrojtjes ka nisur 50  trupa të FA drejt Lushnjes për ti ardhur në ndihmë situatës së përmbytjeve. Gjithashtu për në Çerme janë nisur 3 fadroma, 2 traktore me zinxhire, eskavatore dhe mjete të tjera.Në Katund i Ri jane evakuar deri tani 185 persona. Vijon puna nga forcat speciale per evakuim si dhe shperndarje ushqimesh dhe veshmbathjesh.[caption id="attachment_651322" align="alignnone" width="640"]lushnje1 Lumi Shkumbin dhe permbytjet ne Lushnje[/caption][caption id="attachment_651321" align="alignnone" width="640"]Lumi Shkumbin dhe permbytjet ne Lushnje Lumi Shkumbin dhe permbytjet ne Lushnje[/caption][caption id="attachment_651320" align="alignnone" width="640"]Lumi Shkumbin dhe permbytjet ne Lushnje Lumi Shkumbin dhe permbytjet ne Lushnje[/caption][caption id="attachment_651319" align="alignnone" width="640"]lushnje4 Lumi Shkumbin dhe permbytjet ne Lushnje[/caption][caption id="attachment_651318" align="alignnone" width="640"]lushnje5 Lumi Shkumbin dhe permbytjet ne Lushnje[/caption][caption id="attachment_651317" align="alignnone" width="640"]lushnje7 Lumi Shkumbin dhe permbytjet ne Lushnje[/caption]