Irani akuzon Arabinë Saudite për një sulm mbi ambasadën iraniane në Yemen

Zyrtarët e Iranit kanë akuzuar Arabinë Saudite për një sulm mbi ambasadën iraniane në Jemen.Mbi trupën diplomatike ka patur një sulm ajror, por fatmirësisht nuk ka viktima.Mediat kanë raportuar se të plagosur kanë mbetur vetëm disa roje të sigurisë.Arabia Saudite, prej ditësh ka nisur një fushtë bombardimesh në Jemen pasi po lufton rebelët e Houthit, por ende nuk dihet nëse avionët e tyre luftarakë janë përgjegjës për incidentin e shënuar së fundmi.Një episod i tillë, i ka përkeqësuar edhe më shumë marëdhëniet midis dy vendeve, të cilat prej ditësh vijojnë të mbeten të tensionuara./Oranews.tv/