Konfiskohen 1263 jelekë shpëtimi false në një dyqan në Izmir

Autoritetet turke kanë konfisukuar 1263 jelekë shpëtimi fals në një dyqan i cili ndodhej në qendër të qytetit portual Izmir.Aksioni i forcave të Polcisë bëri të mundur bllokimin e jelekëve që ishin të amballazhuar por jo të përbërë nga materiali lundrues.Policia ndaloi 4 persona të cilët punonin në dyqan, ndër të cilët dy vajza siriane. Ndërkohë që ka nisur hetimi, Jelekët e konfiskuar i janë dërguar policisë lokale për të kryer ekzaminimet e duhura.Zbulimi i jelekëve të shpëtimit fals vjen një ditë pasi trupat e mbi 30 personave u gjetën pa jetë në brigjet e Turqisë, nga ku po i drejtoheshin ishullit grek të Lesbos. Në pamjet e publikuara nga mediat turke shumica e personave që u gjetën të vdekur mbanin veshur jelekët e shpëtimit.Pavarësisht motit të ftohtë dhe kushteve të papërshtatshme klimaterike, fluksi i emigrantëve nuk është ndalur. Ishulli i Lesbos është destinacioni kryesor i refugjatëve që përdorinin rrugën detare për të mbërritur në Europë. Në vitin 2015 mbi 500 mijë klandestinë kanë zbritur në Lesbos.Vitin e shkuar Turqia gjeti marrëveshjen me Bashkimin europian, në këmbim të 3 miliard eurove, për të kufizuar emigrantët duke ngushtuar kufijtë, me qëllim që edhe numri i personave të cilët kalonin në Greqi të reduktohej