Lind pa këmbë fëmija e çiftit italo-shqiptar në Parma

Është transformuar në dramë momenti i gëzueshëm i lindjes së një fëmije për një familje italo-shqiptare rezidente në qytetin e Parmës. Nëna Monia, italiane e baba Hektori, shqiptar, për 9 muaj resht kanë pritur lindjen e fëmijës së tyre të dytë Bryan, i cili erdhi në jetë natën e Krishtlidjeve 2015.Bryan lindi në spitalin Maxhore të Parmës me një lindje normale por me një keqformim të trupit në pjesën e poshtme të gjymtyrëve. Vogëlushit i mungon pjesa e këmbëve nga gjunjët e poshtë, por asnjë ekografi e kryer gjatë 9 muajve të shtatëzanisë nuk kishte evidentuar këtë deformim fizik.Prindërit e Bryan, Monia e Hektor me anë të avokatëve të familjes kërkojnë të padisin strukturat shëndetësore, private e publike që kanë ndjekur këtë shtatëzani e personat përgjegjës që nuk kanë informuar në kohë mbi gjëndjen shëndetsore të vogëlushit.Ekografia e fundit e muajit nëntor jepte të dhëna detajuara dhe mbi madhësinë trupore të foshnjës e sipas ekspertëve keqformimi i tij do të mund të evidentohej qysh në javën e 20 të shtatzanisë, pas një analize të këshillueshme morfologjike e cila shfaq pothuajse të gjitha deformimet e mundshme të fetusit.Familja me anë të avokatëve të tyre kërkon zbulimin e shkaqeve të fshehjes së një fakt kaq të rëndë të gjëndjes fizike të fëmijës së tyre e një dëmshpërmblim nga ana e personave përgjegjës.Byan është djali i dytë i Monia e Hektori. Ata janë prindër dhe të një djali 7 vjecar.