Basha në zonat e përmbytura, kritika qeverisë për mosmarrjen e masave në kohë
Lulzim Basha , kryetar i Partisë Demokratike ka parë nga afër situatën e përmbytjeve në Sukth, në Katund të Ri, Qerret, Pllakë dhe në Çerm të Lushnjes.Basha është takuar me banorët të cilët janë ankuar për mos ndërhyrje në kohë të autoriteteve.Banore: “Në orën 2 kam kërkuar ndihmë, as nuk dilte policia në telefon. Kanë ardhur njerëzit e mi se sa për shtetin,kemi mbaruar.”Banor: “40,50 vjeç nuk kam parë ndonjëherë në jetën time këtë ujë. Kjo nuk është nga zoti, kjo është dora e njeriut.”Lulzim Basha: “A i ke nxjerrë njerëzit, fëmijët? Po të kaloj kolonelin që është këtu me forcat.”Koloneli: “Po do bëjmë të pamundur që të ndihmojmë edhe me ushqime edhe po pati nevojë edhe për të transportuar njerëzit që ke brenda.”Niveli i ujit në këto zona ka kaluar mbi një metër, ndërsa 1200 familje janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve.”[caption id="attachment_651573" align="alignnone" width="478"]
Ne foto: Basha ne Sukth[/caption]