Kina përpjekje për të ulur tensionin midis Iranit dhe Arabisë Saudite

Qeveria kineze ka nisur një përpjekje për të ulur tensionin midis Arabisë Saudite dhe Iranit. Pekini ka dërguar zv. Minsitrin e Jashtëm, Zhang Ming, në Lindjen e Mesme për të biseduar me palët. Lajmi është komunikuar nga zëdhënësja e ministrisë, Hua Chunying, e cila tha se Kina do të përpiqet që të ndërmjetësojë për të rivendosur stabilitet në marëdhëniet midis dy vende.Ekspertët shprehen se kjo vizitë e përfaqësuesit të Pekinit në Arabinë Saudite dhe në Iran është shtyrë nga nevojat e Kinës për të importuar lëndë djegëse, duke qënë se vendi ka rezerva mjaft të pakta duke marrë parasysh sipërfaqen dhe popullsinë.Tensioni midis dy vendeve nisi pas ekzekutimit të klerikut të myslimanizmit shi'it nga qeveria e Arabisë Saudite.Palët ndërprenë menjëherë marrëdhëniet diplomatike duke mbyllur edhe ambasadat. Shumica e vendeve të rajonin kanë mbajtur anën e Arabisë Saudite, përfshirë Katarin, Kuvaitin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Një qëndrimm i tillë pritet të mbahet edhe nga Turqia e Jordania./Oranews.tv/