Sulm në Libi, mbi 50 persona humbin jetën

Mbi 50 persona humbën jetën dhe 100 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi me bombë në Libi. Përgjegjësinë e sulmit e mori Shteti Islamik teksa objektiv ishte një qendër stërvitore e policisë së qytetit Zliten në perëndim të Libisë. Të plagosurit janë dërguar në Tripoli si pasojë e mungesës së mediakmenteve në spitalet e zonës.Më shumë se 50 persona mbetën të vrarë si pasojë e një sulmi me bombë në Libi. Ngjarja ndodhi në qytetin Zliten, në perëndim të Libisë, dhe sulmi kishte në objektiv një nga qendrat stërvitore të policisë, e cila ka shërbyer si bazë ushtarake gjatë sundimit të liderit të rrëzuar libian Muamar Gadafi. Sipas informacioneve që vijnë nga Ministria e Shëndetësisë, 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur teksa shpërthimi u dëgjua deri në Misrata, që ndodhet rreth 60 kilometër larg.Ngjarja vjen në kohën kur spitalet në të gjithë vendin vuajnë nga mungesa e furnizimeve mjekësore. Minisitria e Shëndetësisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke u bërë thirrje spitaleve në Tripoli të marrin përispër të plagosurit pavarësisht distancës prej 160km.Përfaqësuesi Special i OKB në Libi, Martin Kobler, tha se bëhet fjalë për një sulm kamikaz, teksa Shteti Islamik mori përgjegjësine e ngjarjes së rëndë.Trazirat dhe sulmet e fundit në Libi janë pasoje e kaosit politik dhe ushtarak, teksa institucionet kanë humbur funksionin e tyre. Paqëndrueshmëria në Libi nisi që në 2011, kur u përmbys regjimi i Muahamr Gadafit. Që nga ajo kohë vendi është drejtuar nga dy qeveri paralele, prej të cilave vetëm njera është e njohur nga ndërkombëtarët. Në dhjetor të 2015 politikanët rivalë nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB për të formuar një qeveri uniteti, por pakti ende nuk ka hyrë në fuqi./Oranews.tv/