Bllokohet për një orë rruga Elbasan-Librazhd në Xibrakë
Si pasojë e rrëshqitjes së një masivi të madh dheu, aksi rrugor Elbasan - Librazhd në vendin e quajtur Xibrakë tek ish-magazinat e Rezervave të Shtetit, u bllokua për rreth 1 orë. Pas ndërhyrjes me mjete të rënda u hap njëri krah i rrugës dhe kalimi kryhet nën mbikqyrjen e Policisë Rrugore.Policia rrugor është në vendin ku ka rënë masivi i dheut dhe po largon automjetet larg zonës së rrezikut.Po ashtu është njoftuar edhe Drejtoria e Rrugëve dhe firma kontraktore për të hapur rrugën.Në fshatin Polis Valë, njësia administrative Shushicë, Bashkia Elbasan, është dëmtuar ura mbi përroin Gostimë për shkak të prurjeve të shumta të përroit. Kjo urë lidh fshatin Polis Valë me rrugën kombëtare.Po ashtu në Librazhd është shembur ura Pasarela në Paper që lidh fshatrat Murras dhe Broshkë[caption id="attachment_651377" align="alignnone" width="638"]
Bllokohet për një orë rruga Elbasan-Librazhd në Xibrakë[/caption][caption id="attachment_651338" align="alignnone" width="641"]
Shembet ura në Librazhd,[/caption][caption id="attachment_651337" align="alignnone" width="642"]
Shembet ura në Librazhd,[/caption][caption id="attachment_651339" align="alignnone" width="640"]
Shembet ura në Librazhd,[/caption][caption id="attachment_651340" align="alignnone" width="638"]
Shembet ura në Librazhd,[/caption]