Gjuriç: Ndërkombëtarët mbështesin krijimin e Asosacioneve në Kosovë

Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka deklaruar se përfaqësuesit ndërkombëtarë e kanë pranuar dhe mbështetur krijimin e Asosacioneve në komunat me shumicë popullsie serbe.Gjatë një interviste të dhënë, ai nënvizoi se ky mund të cilësohet si një sukses diplomatik, duke shtuar se qëllimi i kësaj marrëveshjeje është krijimi i një stabiliteti politik midis dy vendeve. Sipas tij, në rast se pakti i arritur në Bruksel do të implementohet, Kosova dhe Serbia do të kenë marrëdhënie më të mira dhe rritje të besim të ndërsjelltë. Gjuriç tha gjithashtu se Beogradi po bën një përpjekje kolosale për të ndihmuar sërbët që jetojnë në Kosovë.Marrëveshja e krijimit të Asosacioneve në Komunat me shumicë popullsie serbe ka marrë 'dritën jeshile' nga Gjykata Kushtetuese, pavarësisht se disa pika të saj nuk ishin në përputhje të plotë me Kushtetutën.Qeveria e Kosovës ka bërë me dije se shumë shpejt do të nisë punën për të krijuar statutin e Asosacioneve.